Sot me 25 maj kalendari Kishtar përkujton Shën Gegën VII, papë.
(25.05.2009 RV)Sot me 25 maj Kisha katolike përkujton Shën Gegën apo Gregorin
VII. Hildebrandit, siç u quajt në pagëzim, nuk i dihet as data e as vendi i lindjes.
Dihet vetëm se qe murg benediktin në kuvendin romak të Shën Marisë në Aventin. Kur,
në maj të vitit 1045 u zgjodh papë Giovanni Graziano, kryeprift i Shën Gjonit të Portës
latine, me emrin Gregori VI, Hildebrandi u thirr të bashkëpunonte me të. U bë, kështu,
këshilltar e krah i djathtë i disa papëve si dhe frymëzues i reformës kundër emërimit
të ipeshkvijve nga ana e perandorit. I zgjedhur papë me emrin Gregori VII, për nder
të shën Gregorit të madh, edhe ai benediktin, iu kundrvu me forcë Henrikut V, kundërvënie
që njihet në histori me emrin “lufta kundër emërimeve të ipeshkvijve nga perandori”.
Fitoi shenjti!