2009-05-25 18:20:36

Rezolutë për Kosovën në Konferencën Islamike


(25.05.2009 RV)Organizata e Konferencës Islamike ka miratuar sot rezolutën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. 57 vende, të mbledhura në Damask të Sirisë, kanë votuar për një tekst të propozuar nga Shqipëria e të mbështetur fuqimisht nga Arabia Saudite. Përmes rezolutës, zbatimi i së cilës nuk është i detyrueshëm, u bëhet thirrje vendeve anëtare të konferencës, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, të ndërmarrin një hap të tillë. Të dëgjojmë komentin e don Lush Gjergjit, famullitar i PrizrenitRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.