(25.05.2009 RV)Ofensiva ushtarake e Pakistanit kundër talebanëve, që ka filluar
në muajin maj, ka shkaktuar deri tani së paku 2,4 milion refugjatë. Të dhënat janë
të OKB-së e të qeverisë së Islamabadit. Të shpërngulurit vijnë nga zonat e Louer Dir,
Buner dhe Suat, ku ndeshjet ndërmjet forcave të rregullta dhe fondamentalistëve islamikë
janë më të ashpra. Në luginën e Suatit mendohet se ndodhet edhe përgjegjësi i atentatit,
që shkaktoi vdekjen e Benazir Butos.