2009-05-25 18:04:43

Lutja në Varrezën polake: njerëzit duhet të kuptojnë se paqja është më e çmuar se çdo thesar.


(25.05.2009 RV)Dje Papa e përfundoi vizitën baritore në Kasino me një lutje prekëse për të rënët e të gjitha luftërave e të gjitha kombeve, në Varrezën polake të Montekasinos. Në këtë varrezë pushojnë në paqe 1052 ushtarë të rënë në betejën tragjike për të marrë me sulm majën e pushtuar nga trupat gjermane, në maj të viti 1944. Papa ndezi një llambë kushtore e, më pas, iu lut Zotit t’i japë mbarë botës dhuratën e paqes, “më e çmuar nga çdo thesar që prishet”. Ja teksti i lutjes:
“O Hyj, Ati ynë,
gurrë e pashterrshme jete e paqeje,
rroki në krahët e tu të mëshirshëm,
të rënët e të gjitha luftërave, që gjakosën tokën.
Jepu hirin të gëzojnë dritën pa perëndim,
që në pasqyrimin e vezullimi tënd
ndriçon ndërgjegjen e çdo burri e të çdo gruaje vullnetmirë.
Ti, që në Birin tënd Jezu Krishtin i dhe njerëzimit të vuajtur
dëshminë më të lartë të dashurisë sate për ne,
Ti që Krishtin, Zotin tonë,
e bëre simbol të vuajtjes, kurrë të kotë,
por përplot me forcën tënde shëlbuese,
pajtoi të gjithë ata, që vijojnë të vuajnë
të verbuar nga mllefet vëllavrasëse.
Jepu forcën e shpresës pa perëndim,
ëndrrën për qytetërimin e prekshëm të dashurisë,
guximin për të punuar çdo ditë në shërbim të paqes.
Na e jep Shpirtin tënd Jetëdhënës,
që njerëzit e kohës sonë të kuptojnë
se dhurata e paqes
është më e çmuar se çdo thesar që prishet
e se, në pritje të ditës pa perëndim,
të gjithë jemi të thirrur të sigurojmë paqen për të nesërmen e bijve tanë.
Bëji të gjithë të krishterët dëshmitarë më të bindur në shërbim të jetës,
dhanti e paçmuar e dashurisë sate.
Ti që jeton e mbretëron në shekuj të shekujve!

 Amen.







All the contents on this site are copyrighted ©.