2009-05-25 18:05:01

Ipeshkvijtë amerikanë i kërkojnë presidentit të mbajë fjalën për temat etike


(25.05.2009 RV)Presidenti amerikan Barak Obama të mbajë premtimin e bërë mbi mbrojtjen e së drejtës të kundërshtimit për arsye të ndërgjegjes, në fushën e shëndetësisë. Kështu nënvizon kreu i ipeshkvijve të SHBA-së, kardinali Frensis Juxhin Xhorxh, duke iu referuar fjalimit të mbajtur nga Obama në Universitetin e Zojës së Bekuar në Indiana. Kreu i Shtëpisë së Bardhë pati siguruar se ajo e drejtë do të mbetej. Çështja, nënvizon kardinali Xhorxh, është e rëndësishme, pasi në dritën e ligjeve të fundit të administratës, mjekët e infermierët mund të gjenden para detyrave, moralisht të papranueshme, si aborti.







All the contents on this site are copyrighted ©.