2009-05-24 14:19:08

Dita e lutjes për Kishën në Kinë


(24.05.2009 RV)RealAudioMP3 U zhvillua sot në Napoli, “Dita e lutjes për Kishën në Kinë”, propozuar nga Benedikti XVI në letrën drejtuar katolikëve kinezë në vitin 2007. Meshën e Shenjtë në Duomon e qytetit e kremtoi Kryeipeshkvi, kardinali Kreshencio Sepe në bashkëkremtim me atë Pietro Çuin, koordinator kombëtar i Konferencës Ipeshkvnore Italiane për emigrantët kinezë. Kjo ditë lutjeje, siç deshi Papa, bie në festën e Zojës Ndihmëtare, veçanërisht e nderuar në shenjtëroren e Sheshuanit, në Shangai.







All the contents on this site are copyrighted ©.