2009-05-21 17:16:51

Sekretari i shtetit britanik Uoduord fton Papën të vizitojë Irlandën e Veriut.


(21.05.2009 RV)RealAudioMP3 Një vizitë e Benediktit XVI në Irlandën e Veriut do të ishte një mënyrë “për të kremtuar rezultatet e arritura me procesin e paqës” si edhe një mënyrë të për nënvizuar “aftësinë e ndërsjellë për mirëkuptim” ndërmjet protestantëve dhe katolikëve. “Prandaj edhe e presim së shpejti”. Ky qe urimi i Shon Uoduord, sekretar i shtetit britanik për Irlandën e veriut, cili foli gjatë një takimi për pajtimin në vend, takim ky qe ishte organizuar nga Bashkësia e Shën Egjidit në Romë.
Uoduord, i cili sot paradite, u prit në audiencë nga Benedikti XVI, i përsëriti Papës ftesën për një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar. Po të njëjtën ftesë i kanë bërë Papës edhe kryeministri Gordon Braun dhe princi Karl.
“Ndonëse e di mirë se ky vendim i përket Vatikanit, - shtoi sekretari i shtetit britanik Uoduord - ëndrra ime është që ai të vijë sa më parë. Vizita e tij do të ishte një mesazh për të gjitha konfliktet në botë, domethënë se paqja është e mundur”.







All the contents on this site are copyrighted ©.