2009-05-21 17:17:05

Benedikti XVI emëroi prof. Pietro Antonio Bonè Gjyqtar Unik.


(21.05.2009 RV)RealAudioMP3 Prof. Antonio Bonè, docent i së drejtës kanonike pranë Universitetit të Teramos dhe gjyqtar i jashtëm i Gjykatës Kishtare rajonale të Lacios për çështjet e martesave, u emërua nga Papa Gjyqtar Unik i Qytetit të Vatikanit. Në këtë detyrë ai do të zëvendësojë Prof. Xhanluigji Marrone, i cili ndërroi jetë kohët e fundit. Bonè do të mbajë edhe detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Vatikanit.
Gjithashtu Papa emëroi edhe prof. Paolo Papanti Peletier , docent i së drejtës private pranë Universitetit të Tor Vergata të Romës, gjyqtar të Gjykatës së Vatikanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.