2009-05-20 17:28:32

Korridoret e Rafaelit në Vatikan


(20.05.2009 RV)RealAudioMP3 Sintezë e dhjetra vitesh studimi e kërkimi, libri “Korridoret e Rafaelit. Lashtësia, Bibla, Studioja, Fati” i Nikol Davod, përshkruan shkëlqimin e njërës prej kryeveprave të artit dekorativ të Perëndimit: Korridoret e Rafaelit, të hapura për publikun vetëm dje, me rastin e paraqitjes së librit.
Kryevepra të artit dekorativ të Rilindjes, maja shprehëse të gjenisë artistike të Rafael Sancios nga Urbini, Korridoret e lashta, brenda Pallatit Apostolik në Vatikan, iu ofruan kështu mahnitjes së botës për të treguar me dritën e tyre shenjtërinë e lidhjes ndërmjet njeriut e Zotit. Pikë referimi e padiskutueshme për breza të tëra piktorësh, vepra monumentale – në analizën e bërë nga Nikol Davos – pati sukses pikërisht, sepse rilexoi nga pikëpamja moderne stilin klasik, që karakterizon dekorimet dhe pikturat e Domus Aurea të Neronit, esencialitetin e cikleve paleokristiane e mesjetare dhe i bën ato pikënisjen e një tregimi të thjeshtë, të harmonishëm e të ekuilibruar të Besëlidhjes së Vjetër e të Re. Quhet me të drejtë “Bibla e Rafaelit” dhe përshkruan me penelata piktori harmoninë e trashendencën e Zotit. Është arti, që përshkon shtigje të panumërta e bëhet interpretues i së shenjtes. Të dëgjojmë Antonio Paoluçin, drejtor i Muzeve të Vatikanit:
“Nga njëra anë bukuria e pikturës së lashtë që zbulohej pikërisht në ato vite; nga ana tjetër bukuria, lavdia e asaj që të kap syri, i natyrës: fruta, lule, zogj, dallëndyshe që fluturojnë në qiellin e kaltër. Gjithçka e justifikuar dhe e shenjtëruar nga Lajmi i Mirë. Në fakt, lart, në tavan, kemi të ashtuquajturën “Bibël të Rafaelit”, historia e Besëlidhjes së Vjetër”.
Korridoret e Rafaelit janë imituar anekënd botës: në Shën Pietërburg, në Kapitol Hill të Uashingtonit, e aktualisht janë pasuri e njerëzimit, mbrojtur nga UNESKO.







All the contents on this site are copyrighted ©.