2009-05-19 15:45:08

Zv.presidenti amerikan Bajden në Ballkan


(19.05.2009 RV)RealAudioMP3 Filloi vizita e zv.presidentit amerikan, Xho Bajden në Ballkan. Sot ai ndodhej në Sarajevë të Bosnjës, ku u kërkoi liderëve të punojnë për reformat, pa dallime etnike. Bajden u takua me liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik dhe me anëtarin mysliman të presidencës boshnjake, Haris Silajxhiç.
Fakti që Bajden fillon vizitën e tij të parë në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, nga Beogradi konsiderohet si shpërfillje dhe injorim i synimit të Serbisë që e konsideron vetën shteti kyç në rajon.
Sot në Sarajevë, nënpresidenti amerikan Joseph Bajden fillon një vizitë disa ditore në Evropën juglindore ku përveç Bosnjës, stacione qëndrimi do të ketë edhe Serbinë dhe Kosovën. Agjenda e vizitës së tij është politike. Fakti që Bajden fillon vizitën e tij të parë në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, nga Beogradi konsiderohet si shpërfillje dhe injorim i synimit të Serbisë që e konsideron vetën shteti kyç në rajon.
Fakti tjetër që Bajden viziton edhe Kosovën, vend që Serbia e konsideron "lazarat" të vetin, bisedat e Bajdenit me zyrtarët e lartë serb nuk do t'i bëjë të thjeshta.
Sido që të jetë, me vizitën e tij të parë në Sarajevë, Bajden me të drejt dëshmon se Bosnja tani kthehet përsëri në qendër të vëmendjes amerikane, tani kur ka kaluar një vit nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, e cila ashtu siç ishte pritur, kishte kaluar në mënyrë shumë të qetë. Bosnja ky shtet i përbërë nga tre kombe-shtete: boshnjakët myslimanë, serbët dhe kroatët ishte lënë shumë pas dore në vitet e kaluara nga diplomacia amerikane dhe ajo evropiane, pasi e gjithë vëmendja e diplomacisë perëndimore për këto vite në Ballkan ka qenë e drejtuar ndaj Kosovës. Tani kur foshnja kosovare ka lindur e shëndoshë edhe pse me vonesë, diplomacia perëndimore ka vendosur ta kthejë vëmendjen e saj përsëri te fëmija i harruar problematik – shteti boshnjak. Gjatë vizitës në Serbi, Biden do të ketë biseda të vështira lidhur me Bosnjën. Gazetat gjermane e cilësojnë Millorad Dodikun udhëheqësin serb si boshtin e së keqes në Bosnje dhe shtojnë se Biden gjatë bisedimeve në Bosnjë do të kërkojë të gjejë mënyrën se si shtetet e Bashkuara do të sjellin përsëri këtë Vend në drejtimin e duhur
Ndryshe nga Bosnja edhe në Serbi gjërat nuk janë aq të thjeshta, sidomos sa i përket Kosovës. Si dëshmi e varur për këto raporte janë akoma ngjarjet që ndodhën rreth Ambasadës amerikane në Beograd në ditën kur Shtetet e Bashkuara njohën pavarësinë e Kosovës. Janë të paharrueshme sulmet kundër Ambasadës amerikane që ndodhën në shkurtin e 2008 pas shpalljes së pavarësisë, sulme këto që ishin inkurajuar edhe nga ish kryeministri Koshtunica. Mirëpo, edhe pse tani Koshtunica i takon së kaluarës dhe ndodhët në opozitë, sa i përket Kosovës as presidenti Tadiq dhe as minsitri i Jashtëm Jeremiq nuk bëjnë dallim sa i përket Kosovës. Ata po vazhdojnë të ndjekin një linje konfrontimi më çështjen e Kosovës. Kështu, Serbia e përkrahur nga Rusia po përpiqet të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si janë OKB-ja e OSBE-ja apo Këshilli i Evropës. Çështja nëse Bajden gjatë vizitës së tij do të ketë ndikim për ndryshuar kursin e udhëheqjes serbe është një pykë pyetje dhe kjo mbetet të shihet.







All the contents on this site are copyrighted ©.