2009-05-19 16:59:52

Së shpejti përurohet një sit interneti kushtuar komunikimit të Papës me të rinjtë 'Pope2you'- 'Papa për ju'.


(19.05.2009 RV) RealAudioMP3 Pope2you – Papa për ju. Kështu quhet faqja e re internet e Këshillit Papnor për Komunikimin shoqëror kushtuar të rinjve. Siti internet do të inaugurohet pasnesër dhe është përgatitur me rastin e Ditës së 43-të Botërore të komunikimit shoqëror që do të kremtohet të dielën e ardhshme. Kryeipeshkëvi Klaudio Maria Çeli u shpjegoi gazetarëve hollësitë e kësaj nisme. Ta ndjekim:

Përgjigje: Është një sit që kemi përgatitur me rastin e Ditës së 43 Botërore të komunikimit që do të kremtohet më 24 maj. Dëshironim që ky sit t’i drejtohej të rinjve gjë që mund të shihet menjëherë nga titulli: “Papa dhe të rinjtë”. Besoj se ky është siti i parë që i drejtohet të rinjëve dhe përpiqet të vendos me ta kontakte, një dialog të pasur, të këndshëm, të hapur, të përzemërt pikërisht sepse tema e këtij viti e Ditës Botërore të komunikimit shoqëror është: “Teknologji të reja, marrëdhënie të reja. Prandaj edhe ne dëshironim që siti i ri internet të ishte afër të rinjëve, një sit i aftë për të dialoguar.
Ai është i ndërtuar në pesë gjuhë, më saktësisht: italisht, anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Siti do të hapet të enjten (21 maj 2009). Për këtë sit kanë kontribuar zyra e komunikimit shoqëror e Konferencës ipeshkvnore italiane, Qendra televizive vatikanase, Radio Vatikani dhe H2O Njuz.







All the contents on this site are copyrighted ©.