2009-05-19 17:40:37

Palestinezët vlerësojnë kontibutin e Obamës për pavarësinë e tyre.


(19.05.2009 RV)“Na kanë dhënë zemër deklaratat dhe qëndrimi i presidentit amerikan Obama si edhe impenjimi i tij për ndërtimin e një shteti palestinez.” Kështu tha për mjetet e informimit Nabil Rudeineh, zëdhënësi i presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abaz, duke komentuar takimin e djeshëm në Uashington ndërmjet Barak Obamës dhe Benxhamin Netanijahut. Po ashtu Rudeineh i vlerësoi si zhgënjyese deklaratat e Netanijahut, i cili gjatë takimit foli vetëm për vetqeverisje të palestinezëve, por jo për një shtet të pavarur të tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.