(19.05.2009 RV)Papa Benedikti XVI priti dje pasdite në Vatikan presidentin
e Polonisë, Leh Kaçinski, i cili më pas u takua edhe me Sekretarin e Shtetit, kardinalin
Tarçizio Bertone dhe me Sekretarin për Marrëdhëniet me shtetet, mons. Dominik Mambertì.
Siç referon Salla e Shtypit, në një komunikatë, gjatë bisedimeve të përzemërta, Kaçinski
“falenderoi Atin e Shenjtë për kujdesin që i është rezervuar gjithnjë Polonisë”. Në
takim u fol për disa çështje dypalëshe dhe rajonale, për të cilat qëndrimi i Selisë
së Shenjtë është i ngjashëm me atë të Polonisë.