2009-05-18 17:55:49

Vazhdon nesër procesi kundër disidentes së Mianmarit


(18.05.2009 RV)Do të vazhdojë nesër procesi kundër kryetares së opozitës në Mianmar, Aung San Su Çi, e cila akuzohet nga junta ushtarake se ka dhunuar arrestin shtëpiak, duke u takuar në shtëpinë e saj me një qytetar amerikan. Gjykata hodhi poshtë sot, kërkesën për një proces me dyer të hapura. Kryetarja e Lidhjes Kombëtare për Demokracinë, çmim Nobel për paqen, mund të dënohet nga 3 deri në 5 vjet burg. Ndërkaq, pas SHBA-ve, edhe Bashkimi Evropian mund të vendosë ashpërsimin e sanksioneve kundër ish-Birmanisë. Shpresohet që presioni i bashkësisë ndërkombëtare të zhbllokojë situatën.







All the contents on this site are copyrighted ©.