2009-05-18 17:50:41

Të mbrohen fëmijët nga piratët e internetit


(18.05.2009 RV)U kremtua dje Dita e telekomunikimeve botërore dhe e Shoqërisë së Informacionit. Në fakt, më 17 maj 1865, u themelua Bashkimi Ndërkombëtar i komunikimeve. Gjatë 20 vjetëve të fundit, Interneti është shndërruar në një pasuri globale shumë e rëndësishme, që ka mëse 600 milion përdorues në Azi, 130 milion në Amerikën Latine e 50 milion në Afrikë. Pra, nuk është më vetëm në duart e vendeve të pasura. Por, pikërisht sepse është përhapur kaq shumë, bëhet e nevojshme mbrojtja e rrjetit nga sulmet e kriminelëve informatikë. Edhe tema e sivjetme e Ditës, pasqyron këtë objektiv: “Të mbrohen fëmijët nga brenda rrjetit informatik”. “Pa masa sigurie, jeta e tyre është pre e lehtë e pedofilëve dhe e piratëve të informatikës”, shkruan në komunikatën e djeshme Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun.







All the contents on this site are copyrighted ©.