2009-05-16 16:47:04

Zgjedhje të reja në Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë


(16.05.2009 RV)Imzot Rrok Mirdita rizgjidhet president i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.
Ne bazë të statuteve të Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë, në mbledhjen plenare të rradhës të zhvilluar dje, Shkëlqesia e Tij Imz. Rrok Mirdita, Arqipeshkëvi Metropolit i Arkidioqezës Metroplitane Tiranë-Durrës, u rizgjodh President i kësaj Konference.
Ai rizgjidhet per nje mandat tjeter tre vjecar. Zv-president u zgjodh Shkëlqesia e Tij Imz. Angelo Massafra Arqipeshkëv Metropolit i Arkidioqezës Metropolitane Shkodër - Pult. Sekretar i Përgjithshëm u zgjodh Sh. T. Imz. Luçian Avgustini ipeshkëv i Dioqezës së Sapës.
Konferenca Ipeshkëvore e Shqipërisë është e përbërë nga shtatë ipeshkëvinj.
Hierarkia e Kishës Katolike në Shqipëri u ripërtëri nga Shenjtëria e Tij Papa Gjon Pali II më 25 prill të vitit 1993 me shugurimin e katër ipeshkëvinjë të parë pas rënies së komunizmit: Imz. Frano Illia, Imz. Rrok Mirdita, Imz. Robert Ashta e Imz. Zef Simoni që është kthyer në shtëpinë e Atit vetëm para pak muajsh. Prej tyre vazhdon detyrën e Tij Imz. Rrok Mirdita në krye të Arkidioqezës Tiranë - Durrës.
Konferenca Ipeshkëvore është një institucion permanent i ipeshkëvinjëve katolikë të një vendi apo territori, e cila ushtron disa funksione me karakter baritor për të mirën e besimtarëve te atij vendi apo territori. Ajo themelohet, nga autoriteti suprem i Kishes dhe po nga ai autoritet shperbehet apo modifikohet. Te mbledhur ne Konference, ipeshkëvinjtë si barinj të Kishës dhe të popullit që u është besuar, kujdesen për të mirën e tij dhe mund të ndërmarrin nisma të përbashkëta ligjore (me lejen e Selisë së Shenjtë), apo edhe me karater baritor.
Në Shqipëri në disa raste Konferenca Ipeshkëvore ka dale me deklarata të përbashkëta në lidhje me probleme që shqetësojnë shoqërinë shqiptare apo edhe vetë Kishën në Shqipëri. Kujtojmë edhe rolin e veçantë që Konferenca në këto vite ka pasur për dialogun ndërfetar, bëjnë të ditur burime nga zyra e shtypi të Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë.
Në mikrofonin tonë, ipeshkvi i Sapës, imzot Lucian Avgustini...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.