2009-05-13 15:59:33

Benedikti XVI presidentit Abaz: Selia e Shenjtë mbështet të drejtat e palestinezëve. Të rinjve: larg tundimit të terrorizmit!


(13.05.2009 RV)RealAudioMP3 Sot paradite Papa u prit në Betlehem, në Territoret Palestineze, nga presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abaz. Ceremonia e mirëseardhjes u mbajt në Sheshin përballë Pallatit presidencial. Mbas ekzekutimit të himneve, presidenti Abaz e përshëndeti Papën dhe e falënderoi për vizitën. Foli, më pas, për vuajtjet e popullit palestinez e, sidomos, për faktin se në këto troje ndërtohen mure, e jo ura. Denoncoi kështu praninë e murit, që rrethon Jeruzalemin e i pengon bijtë e Cisjordanisë të shkojnë për t’u lutur tek Varri Shenjt e tek Xhamia Al-Aksa, duke sanksionuar aneksimin izraelit të Jeruzalemit arab. Por Jeruzalemi arab – shtoi presidenti Abaz – është kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës. Palestinezët detyrohen të emigrojnë, shtëpitë e tyre bëhen rrafsh me tokën, trojet konfiskohen. Kushte këto, që na ngarkojnë me përgjegjësi, që kërkojnë të punojmë për krijimin e dy shteteve sovrane, Izraelit e Palestinës, të cilët duhet të jetojnë në paqe e stabilitet njëri pranë tjetrit. Presidenti palestinez kërkoi edhe zgjidhjen e problemit të refugjatëve, duke respektuar vendimet e OKB-së. Vuri, më pas, theksin, mbi tragjedinë e Gazës: jemi për paqen – theksoi presidenti Abaz – e vijojmë të shpresojmë në një të nesërme, kur nuk do të ketë më as pushtim, as post-blloqe, as të burgosur e as refugjatë, por bashkëjetesë paqësore e mirëqenie.
Papa iu përgjigj duke pohuar se Selia e Shenjtë mbështet të drejtën e popullit palestinez për të pasur një atdhe sovran në trojet e të parëve, që jeton në siguri e në paqe me fqinjët, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht.
“Even if at present that goal seems far from being realized…
Ndonëse sot realizimi i këtij qëllimi duket i largët – tha Papa – unë ju inkurajoj ju e të gjithë popullin tuaj, ta mbani ndezur pishtarin e shpresës, pishtar që mund të ndihmojë për të gjetur udhën e takimit të aspiratave të ligjshme si të izraelitëve, ashtu edhe të palestinezëve për paqe e stabilitet”.
Më pas Benedikti XVI kujtoi fjalët e Papës Gjon Pali II, për të ripohuar me forcë se:
..there can be “no peace without justice, no justice without forgiveness”.
“Nuk mund të ketë paqe, pa drejtësi, as drejtësi, pa falje” (Mesazhi për Ditën e Paqes 2002).
E më pas shtoi:
“…do not allow the loss of life and the destruction that you have witnessed…
Mos lejoni që humbjet e jetëve e shkatërrimi që pësuat, t’i mbushin zemrat tuaja me helm e me mllef. Kini guximin t’i bëni ballë çdo tundimi, që mund t’ju shtyjë drejt akteve të dhunës e të terrorizmit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.