2009-05-12 16:15:45

Papa në Sheshin e Xhamive: arsyeja, liria e dashuria e çlirojnë njeriun nga urrejtja e hakmarrja.


(12.05.2009 RV)RealAudioMP3 Paraditen e sotme Papa e nisi me vizitën në Sheshin e Xhamive. Mesazhi i Benediktit XVI në këtë vend tejet shenjt për Islamin, mund të përmblidhet me këto fjalë:
“Fidelity to the One God…
Besnikëria ndaj Zotit të vetëm, Krijues, i Tejetlartë, i nxit njerëzit të pranojnë se lidhen në mënyrë të pazgjidhshme me njëri-tjetrin, sepse të gjithë ia kanë borxh jetën të vetmit burim e shkojnë drejt të njëjtit fund. Prandaj adhuruesit e një Zoti të vetëm duhet të jenë njerëz që ecin vendosmërisht drejt bashkimit të mbarë familjes njerëzore”.
E Benedikti XVI e nisi takimin e parë të sotëm me përshëndetjen aq të dashur për myslimanët: “As- Salàmu ‘alaikum!”. ‘Paqja qoftë me ju!”. Në vijim, nënvizoi:
“The Dome of the Rock draws our hearts…
Kupola e Shkëmbit’ i nxit zemrat tona e mendjet tona të reflektojnë për misterin e krijimit e fenë e Abrahamit. Këtu udhët e tri feve monoteiste takohen, duke kujtuar gjithçka kanë të përbashkët. Secila e njeh Abrahamin si atë, si njeri feje, të cilit Zoti i dha një bekim të posaçëm, secila tërheq aradhe ithtarësh në rrjedhë shekujsh e frymëzon një trashëgimi të pasur shpirtërore, intelektuale e kulturore”.
Në një botë plot me përçarje të dhimbshme, ky vend i shenjtë shërben si nxitje e sfidë për të gjithë njerëzit vullnetmirë, të cilët i fton t’i kapërcejnë keqkuptimet e konfliktet e së kaluarës e të ecin në rrugën e dialogut të sinqertë, për ndërtimin e një bote më të drejtë e më paqësore, trashëgim për breznitë e ardhshme.
Pas incidentit që shkaktoi dje Shehu Taisir Atamimi gjatë vizitës së Papës në qendrën ‘Notre Dame’, Benedikti XVI – saktëson zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, Atë Federiko Lombardi - nuk iu përgjigj diskutimit të Shehut, sepse nuk ishte as i parashikuar e as i dëshiruar. Krerët fetarë – vijoi Atë Lombardi - e kanë për detyrë të promovojnë sjelljet etike e vlerat, t’i hapin udhën politikanëve e të tjerëve, për të ecur drejt paqes, ashtu si Papa, që po punon pikërisht për paqen. Sot paradite, gjatë vizitës në Kupolën e Shkëmbit, edhe Kryemyftiu bëri kërkesa të ngjashme me ato të Shehut, por në një mënyrë tjetër, jo agresive.







All the contents on this site are copyrighted ©.