Benedikti XVI Kryerabinëve: hebrenjtë e të krishterët, të bashkuar në mbrojtje të
jetës, të familjes e të lirisë fetare.
(12.05.2009 RV) Veprimtaria
e dytë e paradites së Papës, ishte vizita në Murin e Lotëve dhe, sipas traditës, vuri
një copë letre, ku ishte shkruar kjo lutje:
“O Zot i të gjitha kohërave, gjatë
vizitës sime në Jeruzalem, në “Qytetin e Paqes”, banesë shpirtërore
e hebrenjve, kristianëve e myslimanëve, sjell para Teje gëzimet,
shpresat dhe aspiratat, sprovat, vuajtjet dhe dhimbjet e popullit
Tënd në të gjithë botën. Hyj i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, dëgjoje
thirrjen e fatkeqëve, të tremburve, të dëshpëruarve; çoje paqen Tënde
mbi këtë Tokë Shenjte, mbi Lindjen e Mesme, mbi krejt familjen njerëzore; tundi
zemrat e të gjithë atyre që thërrasin emrin Tënd që të ecin me përvujtëri
në rrugën e drejtësisë e të mëshirës. “I mirë është Zoti për ata
që shpresojnë në Të, për shpirtin që e kërkon” (Vaj 3:25”.) Më
pas u takua me kryerabinët e Izraelit, në qendrën Heshal Shlomi. Benedikti XVI nënvizoi
progresin në dialogun ndërmjet Selisë së Shenjtë e Kryerabinatit: “Jews and
Christians alike are concerned to ensure respect… Hebrenjtë e të
krishterët - pohoi - interesohen njëlloj për sigurimin e shenjtërisë
së jetës njerëzore, për mbrojtjen e familjes, edukimin e vlefshëm të të rinjve, lirinë
e fesë e të ndërgjegjes në shërbim të ndërtmit të një shoqërie të shëndoshë” Këto
tema të dialogut përfaqësojnë vetëm fazën fillestare të progresit, që shpresojmë”. Si
foli edhe për qëndrimin e përbashkët kundër relativizmit moral, Papa nënvizoi: “Today
I have the opportunity to repeat that the Catholic Church is irrevocably… Sot
kam mundsinë të përsëris se Kisha katolike impenjohet në mënyrë të prerë në rrugën
e hapur nga Koncili II i Vatikanit për pajtim të vërtetë e të qëndrueshëm të të krishterëve
me hebrenjtë”.