2009-05-11 19:02:18

Rabini Rosen: vizita e Papës, ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme


(11.05.2009 RV)Si po e pret Papën shoqëria izraelite? Përgjigjen e kësaj pyetjeje ia kërkuam kryerabinit David Rosen, kryetar i ‘Komitetit ndërkombëtar për marrëdhëniet ndërfetare’, në mikrofonin e Radio Vatikanit:

Përgjigje: – You know, it’s very difficult thing, maybe an impossible thing, …
Shih, është një gjë tejet e vështirë, madje ndoshta-ndoshta edhe e pamundur të flasësh për shoqërinë izraelite. Do ta keni dëgjuar, sigurisht, atë që thuhet për ne: “Dy hebrenj, tre opinione të ndryshme”. Ka shumë elemente të ndryshme në këtë shoqëri. Por Papa është figurë botërore e vizita e tij, ngjarje me rëndësi të pallogaritshme, prandaj besoj se shumica e izraelitëve është shumë e emocionuar e edhe shumë e lumtur, sepse pret shumë nga kjo vizitë. Besoj se të gjithë janë një mendjeje lidhur me rëndësinë që ka vizita papnore për vetë Izraelin si dhe për marrëdhëniet e tij me Kishën.

Pyetje: - Na thatë se izraelitët presin shumë nga kjo vizitë…

Përgjigje: - Yes … well, you know the other joke: just because I am paranoid, it doesn’t mean …
Po… hëm, do ta keni dëgjuar edhe batutën tjetër “në se unë jam budalla, nuk do të thotë se nuk duan të më vrasin”. Me këtë dua të them se ne, hebrenjtë, kemi një histori tejet tragjike. E plagët e historisë sonë janë tepër të thella. E kujtesa jonë, tepër e lashtë. Tani, ata që janë më modernë e lëvizin nëpër botë, e dinë se bota ‘nga jashtë’ ka ndryshuar e se edhe bota e krishterë ka ndryshuar e se ka pasur edhe një ndryshim të jashtëzakonshëm në marrëdhëniet katoliko-hebraike. Ndërsa ata, që nuk jetojnë në botën e gjërë, por në botën e tyre të ngushtë, kanë shumë më pak mundësi t’i njohin të gjitha këto. Prandaj edhe besojnë se bota e krishterë mban qëndrim të ftohtë, për të mos thënë armiqësor, ndaj asaj hebraike. E ja pse vizita e Gjon Palit II në vitin 2000 dhe e Benediktit XVI tani, janë kaq të rëndësishme: sepse ndihmojnë për të ndryshuar mendim, për të kuptuar se ekzistojnë marrëdhënie të mira, se njerëzit duhet të kenë më shumë mirëbesim e, sidomos, se duhet të interesohen për të ditur më shumë.

Pyetje: - Po ju personalisht, ç’prisni nga kjo vizitë?

Përgjigje: – Well, let me tell you what Pope Benedict XVI told to us when we last ..
Po ju tregoj ç’na tha Papa Benedikti XVI, kur e takuam herën e fundit: ishim katër kryerabinë, anëtarë të një delegacioni hebraik, e biseda zhvillohej në studion e tij private. Ai na tha se shpresonte që vizita e tij mund të ishte një hap para në marrëdhëniet katoliko-hebraike, se mund të ndihmonte për shpejtimin e procesit të paqes në Tokën Shenjte e në të gjithë zonën. Edhe unë shpresoj që kjo të ndodhë, ndonëse e di mirë që nuk varet vetëm nga Benedikti XVI. Ndërsa për marrëdhëniet me katolikët, nuk kam asnjë dyshim që kjo vizitë do të shënojë ndryshime historike.







All the contents on this site are copyrighted ©.