2009-05-10 19:42:03

Nesër, në Jeruzalem, Papa do të vizitojë Yad Vashem, Memorialin e Olokaustit.


(10.05.2009 RV)Nesër nis etapa e dytë e shtegtimit të XII apostolik të Benediktit XVI në Tokën Shenjte. Papa do të niset nga Amani pas ceremonisë së lamtumirës, për ta filluar vizitën në Izrael me ceremoninë e mirëseardhjes në Tel Aviv, ku do të pritet nga Presidenti izraelit, Shimon Peres e nga kryeministri, Beniamin Netanyahu.
Pasdite, në Jeruzalem, do të vizitojë Yad Vashem, Memorialin e shfarosjes masive të hebrenjve nga nazistët e, më pas, do të takohet me organizatat për dialogun ndërfetar.
Të ndjekim njoftimin e të dërguarit të Radio Vatikanit në Jeruzalem, Roberto Piermarini:

“Shtegtimi i Benediktit XVI në Tokën Shenjte ka karakter kryesisht shpirtëror, por- siç e pohuan nunci në Izrael, imzot Franko dhe Patriku Latin i Jeruzalemit, imzot Tual – në këtë zonë shpesh herë feja është politikë e politika, fe. Qeveria izraelite, që e ka mbushur Jeruzalemin me parulla, me urime për mirëseardhjen e Papës e me flamuj të Vatikanit, po e vë në plan të parë vizitën papnore. Faqja e internetit e Ministrisë së Turizmit, në shtatë gjuhë, e quan vizitën ’urë për paqen’. Kanali, me njoftime të shumta për programin e vizitës e të dhëna statistikore për shtegtarët që do ta ndjekin, nënvizon se Benediktit XVI shkon në Izrael si “shtegtar i paqes e i pajtimit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.