2009-05-10 17:53:08

Al-Hussein Youth City


(10.05.2009 RV)Eshtë një kompleks i rëndësishëm kulturor e sportiv, që nisi të ndërtohej në vitin 1964 nga Mbreti Hussein e që u zgjërua disa herë. Sot përfshin Pallatin e Kulturës, me tri salla për konferenca, një park natyror dhe Qytetin Sportiv. Në këtë qytet gjinden tri pishina, një nga të cilat, e mbuluar e një tjetër, olimpike. Vijnë, pastaj, terreni për lojën e tenisit, të regbisë, volejbollit, basketbollit si dhe disa palestra. Nuk mungon as terreni për vrapimet me kuaj, me stallat e ambulancën veterinare përkatëse, pa harruar fushën e futbollit për stërvitje, shtruar me bar sintetik dhe Stadiumin ndërkombëtar: fushë futbolli me livadhin tradicional, që mund të zërë 25 mijë veta.
Këtu e kremtoi sot Benedikti XVI Meshën Shenjte, në praninë e më se 30 mijë pjesëmarrësve.







All the contents on this site are copyrighted ©.