2009-05-09 15:59:34

Papa në Memorialin e Moisiut mbi Malin Nebo: Kisha e bashkuar në mënyrë të pandashme me popullin hebre.


(09.05.2009 RV)Dita e dytë e Papës në Jordani filloi me vizitën në Bazilikën e lashtë të Memorialit të Moisiut mbi Malin Nebo.
"The ancient tradition of pilgrimage...
Tradita e lashtë e shtegtimit në viset e shenjta – theksoi Papa – na kujton lidhjen e pazgjidhshme të Kishës me popullin hebre. Që nga fillimet e veta, Kisha në këto troje ka përkujtuar gjithnjë figurat e Besëlidhjes së Vjetër, si shenjë e vlerësimit të thellë për unitetin e dy Besëlidhjeve”.
Ati i Shenjtë uroi, në vijim, që ky takim kaq domethënës në majën e një mali, prej nga shihen viset më të rëndësishme të dy Besëlidhjeve, të thellojë dashurinë për Shkrimin Shenjt, dëshirën për të kapërcyer çdo pengesë, që i kundërvihet pajtimit ndërmjet të krishterëve e hebrenjve, respektin reciprok e bashkëpunimin, në shërbim të paqes, për të cilën fjala e Zotit i thërret të dyja palët.







All the contents on this site are copyrighted ©.