(09.05.2009 RV)Në ato dit Mojzehi, prej stepet të Moabit, u ngjit
mbi malin Nebo, maje kjo e Pisgës që asht përballë Jerikut. Zoti ia kallëxoi tanë
vendin: prej Galaadit deri në Dan, tanë Neftalin, vendet e Efraimit e
të Manasses, mbarë krahinën e Judës deri në Detin Mjesdhé e në Negeb, ngushticën e
luginës së Jerikut, qytetit të hurmave, deri në Zoar. Zoti i tha: “Ky asht vendi
për të cilin i jam përbetue Abramit, Izakut e Jakobit: unë kam me ua dhanë mbasardhësave
tú. Të bâna ta shohësh me sy tú, por ti s’ke me hy në tê!”. Mojzehi, shërbëtori
i Zotit, diq më atë vend, në dhenë e Moabit, simbas urdhnit të Zotit. Kje
vorrue në luginë, në dhenë e Moabit, përballë Bet-Peorit; kurrkush deri më sot s’
e din se ku asht vorri i tij. Mojzehi kishte njëqind e njëzet vjet kur diq; sytë
nuk i ishin terratisë e të kërthnestit nuk i ishte ligështue. Izraelitët
e vajtuen në stepën e Moabit për tridhetë dit rresht; mbrapa u kryen ditët e vajit
për zinë e Mojzehit. Jozuehi, i biri i Nunit, ishte plot me frymën e urtisë, përsè
Mojzehi i kishte pushue duert mbi krye të tij; izraelitët i ndigjuen e bânë çka Zoti
i kishte urdhnue Mojzehit. Në Izrael s’ka lé ma një profetë si Mojzehi, - ai me
të cilin Zoti folte fëtyrë për fëtyrë - për të gjitha ato shenje e mrekullí,
të cilat Zoti ia kishte ngarkue t’i bânte në dhé të Egjiptit kundra faraonit, kundra
ministrave të tij e kundra tanë vendit të tij e për dorën e tij të fuqishme e tmerën
e madhe me të cilën Mojzehi kishte veprue para syve të gjithë Izraelit.