2009-05-09 17:15:29

Liturgjia e fjalës së Zotit e dielës së V të Pashkëve “B”.


(09.5.2009 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takim tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së Dielës, kësaj here do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së V të Pashkëve, ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik të Kishës.
Të mbesim të bashkuar me Krishtin në mënyrë që të lidhim fryte. Kjo është sfida e Ungjillit sot. Të lidhësh fryte do të thotë në fund të fundit të duash. Të duash me një dashuri të plotë, të përsosur, të duash me të njëjtën forcë dashurie me të cilën na do Zoti. Vetëm nëse jemi të bashkuar me Krishtin do të kemi pjesë në këtë dashuri Hyjnore e do të mund ta zbatojmë Urdhërimin e Tij. Ungjilli i kësaj së diele ka si qëllim të na bind se çdo fryt i jonë rrjedh nga bashkimi ynë me Krishtin, sikurse janë shermendet me hardhinë, që jetojnë nga limfa që u vjen prej saj.
Shenja e gjallërimit, e vitalitetit tonë është bashkimi me Krishtin, “Hardhinë”. Eukaristia – Mesha Shenjte është moment i privilegjuar për ta realizuar këtë bashkim, si në nivelin individual ashtu edhe në atë kolektiv. Shëmbëlltyra e hardhisë dhe shermendeve që na propozon Ungjilli i kësaj së diele, na tregon se limfa e jetës së besimtarëve është prania a Jezusit në mesin e tyre. Ai është burimi i jetës së besimtarëve dhe i veprave të mira që ata mund dhe duhet të bëjnë.
“Kush mbetet me mua dhe unë në të, ai jep shumë fryt.” – thotë Jezusi në Ungjillin e kësaj të diele (Gjn. 15, 1-8), ndërsa Shën Gjoni apostull në leximin e dytë na porosit: “mos të duam vetëm me fjalë e me gjuhë, por me vepra e në të vërtetë.” Vetëm kështu, duke qenë të lidhur për dhe me Krishtin do ta ndjejmë rrjedhjen e limfës ndër damarët e jetës sonë. Më tepër mbi liturgjinë e Fjalës Hyjnore të kësaj së diele, mund të dëgjoni Radio Vatikanin.......







All the contents on this site are copyrighted ©.