2009-05-09 15:59:19

Feja shpërfytyrohet kur detyrohet t’i shërbejë padijes, paragjykimit e dhunës: kështu Papa duke bekuar gurin e parë të Universitetit katolik të Madabasë.


(09.05.2009 RV)RealAudioMP3 Veprimtaria e dytë e paradites së sotme të Papës në Jordani, ishte bekimi i gurit të parë të Universitetit të Patriarkatit Latin të Madabasë.
"Belief in God does...
Besimi në Zotin tha Benedikti XVI - nuk e pengon kërkimin e së vërtetës; përkundrazi, e inkurajon. Por nuk duhet harruar se edhe feja, ashtu si shkenca e teknologjia, si filozofia e si çdo formë tjetër e kërkimit të së vërtetës, mund të zvetënohet. Feja shpërfytyrohet, kur detyrohet t’i shërbejë padijes e paragjykimit, përbuzjes, dhunës e shpërdorimit. E këtu nuk shohim vetëm zvetënimin e fesë, por edhe të lirisë njerëzore, e jo më pak, edhe kufizimin e mjegullimin e mendjes. Natyrisht, një rezultat i tillë nuk është i pashmangshëm:
"I encourage in a special way the Christian students of Jordan...
Inkurajoj posaçërisht studentët e krishterë të Jordanisë e të zonave fqinje, dhe u kujtoj se janë të thirrur për të ndërtuar një shoqëri të drejtë e paqësore, të përbërë nga njerëz me fe e etni të ndryshme. Lutem që të mund të shikoni një brezni të kualifikuar burrash e grash, si kristianë e myslimanë, ashtu edhe të feve të tjera, të aftë për të zënë vend të denjë në shoqëri, me zotësi profesionale, njohës të mirë të fushës ku punojnë, të pajisur me vlerat e dijes, të ndershmërisë, të tolerancës e të paqes”.







All the contents on this site are copyrighted ©.