2009-05-08 14:51:16

Selia Apostolike e Toka e Shenjtë


(08.05.2009 RV)Më 11 shkurt 1948, me dëshirën e Piut XII, nisi misionin e vet “Delegacioni Apostolik në Jeruzalem e në Palestinë”, duke përfshirë Izraelin, Jordaninë e Ishullin e Qipros. Që nga koha e vendosjes së marrëdhënive diplomatike të Selisë së Shenjtë me Izraelin (14 qershor 1994), e me Jordaninë (3 mars 1994), Delegacioni Apostolik vijon ta përfaqësojë Selinë e Shenjtë në Jeruzalem e në Territoret Autonome Palestineze (Çisjordani e Rripi i Gazës). Në zonë janë dy nunca apostolikë, përkatësisht në Jordani (Aman) e në Izrael (Tel Aviv), si dhe një delegat Apostolik në Jeruzalem.
Në Jordani aktualisht nunc apostolik është imzot Frensis Asizi Çullikat, ndërsa ambasador i Jordanisë pranë Selisë Apostolike, zonja Dina Kavar.







All the contents on this site are copyrighted ©.