2009-05-08 13:41:57

Benedikti XVI: po zgjidhjes së arsyeshme të paqes në Lindje të Mesme


(08.5.209 RV)RealAudioMP3 Kisha e Papa mbështesin “qëndrimet e arsyeshme” për procesin e paqes në Lindje të Mesme. “Këtë e kemi bërë e duam ta bëjmë edhe në të ardhmen”, tha Papa Benedikti XVI gjatë fluturimit në avionin që e çonte në Aman, në Jordani, duke saktësuar se Kisha mund ta zhvillojë këtë rol sepse “nuk është pushtet politik por forcë shpirtërore”.
Më tej Ati i Shenjtë duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në avion gjatë fluturimit për në Jordani, tha se inkurajon të “krishterët e Tokës së Shenjtë e të Lindjes së Mesme që të qëndrojnë në tokat e tyre”, sepse janë pjesë përbërëse dhe e rëndësishme e atyre tokave, e për ta kërkoi “gjëra konkrete” si “shkolla e spitale”. Më tej Papa Racinger nënvizoi pikërisht rëndësinë që kanë shkollat e universitetet për formimin e “të rinjve arab e të krishterë të përgatitur që pastaj të punojnë për paqen”, dhe përmendi universitetin e Patriarkatit Latin ‘ Madaba’ në Jordani, gur themelin e të cilit Papa do ta bekojë gjatë udhëtimit të tij XII ndërkombëtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.