Papa priti në audiencë Presidentin e Salvadorit Saca
(07.5.2009 RV)Pajtimi kombëtar, bashkëpunimi komercial, lufta kundër krimit
të organizuar e promovimi shoqëror janë argumentet që u trajtuan sot në Vatikan gjatë
takimit të presidentit të Republikës së El Salvadorit, Elias Antonio Saca me Papën
Benediktin XVI. “Gjatë zhvillimit të bisedimeve – pohon deklarata zyrtare – janë
marrë në shqyrtim tema të ndryshme që kanë të bëjnë me situatën e brendshme të El
Salvadorit e me aktualitetin ndërkombëtar, duke nxjerr në pah, mes tjerash, impenjimin
e Salvadorit në promovimin e bashkëpunimit në fushën komerciale, në luftën kundër
krimit të organizuar, në fushën e arsimimit e të emigracionit, si dhe në promovimin
shoqëror”. Më tej, “është nënvizuar elementi i marrëdhënieve të mira ndërmjet Kishës
e Shtetit, duke uruar një përforcim të mëtejshëm në dobi të përparimit shpirtëror,
të pajtimit e të zhvillimit kombëtar” në El Salvador. Pas takimit me Atin e Shenjtë
Benediktin e XVI, presidenti Saca pati një takim edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit,
kard. Tarçizio Bertone.