2009-05-07 17:06:33

Kalendari kishtar perkutjon Shën Bonifacin IV Papë, Shën Arsenin, diakon romak dhe Shën Vitorin, martir


(07.05.09 RV) Sot Kisha Katolike përkujton Shën Bonifacin IV Papë, Shën Benediktin II Papë, Shën Arsenin, diakon romak dhe Shën Vitorin nga Milano, martir, Shën Roza Venerini.
Po ndalemi tek figura e të fundit, Shën Viktorit. Mbi jetën e Shën Vitorit na flasin kryesisht Aktet e martirëve si edhe shkrimet e Shën Ambrozit. Ai është Pajtor i të burgosurve, pikërisht se në burg e vuajti dënimin dhe torturat që i dhanë, pasi nuk mohoi Zotin. Si ushtar afrikan i fuqishëm, Shën Vitori arriti të arratisej, por si e zbuluan, ia prenë kokën. Trupi mbeti i pavarrosur për një javë të tërë, derisa e gjeti ipeshkvi Shën Materno, krejt të paprekur, të ruajtur nga dy kafshë të egra.
Emri Viktor është shumë i përhapur në mbarë botën. Ndër shqiptarë pagëzohen me këtë emët djem e vajza, që quhen Viktor, Vitor, Vitore a Viktorí. Në Angli me këtë emër qe pagëzuar mbretëresha e famshme Viktoria, emri i të cilës shënoi një epokë, një stil: epokën e stilin viktorian. Në Itali me emrin Viktor u quajtën shumë princër e mbretër të Shtëpisë Savoja.Shenjti është pajtor i njerëzve që rrezikohen nga rrufetë, nga breshëri e nga shpirtrat e këqinj.







All the contents on this site are copyrighted ©.