2009-05-06 18:23:22

Sot Kisha kremtoi Shenjtorët Marini e Jaku, martirë të Lambesës


(06.05.2009 RV)Për Martirët e Lambesës, në Martiriologun Romak shkruhet: “Në Lambesë të Numidisë, Algjeria e sotme, shenjtorët martirë Mariani, lexues e Jaku, diakon, e dëshmuan me guxim Krishtin, për të cilin u persektuan e derdhën gjakun. Të arrestuar së bashku, të dy shokët e pandarë pësuan së bashku edhe mundimet e tmerrshme e, me ndihmën e hirit hyjnor, vdiqën së bashku me shumë të tjerë, të shporuar me shpata”.
Është fjala, pra, për një grup martirësh afrikanë, që sipas Martiriologut më të ri, kremtohen më 4 Maj (Agapi, Secondini, Tertula, Atonia, Emiliani) e më 6 maj (Marini e Jaku).
U martirizuan në kohë e vende të ndryshme, por kremtohen së bashku, sepse së bashku i kujton edhe ‘Passio’ apo historia e lashtë martirizimit të tyre, që përfshihet në ‘Veprat e Martirëve’ e në ‘Biblioteca Sanctorum’.
Historia e martrizimit të dy martirëve u shkrua nga një i krishterë, që u arrestua së bashku me ta, emri i të cilit mbetet i panjohur. Është, prandaj, shumë e besueshme. Tregohet, pra, se dy klerikët u tradhtuan, në sa predikonin për t’i përforcuar edhe të tjerët në fe. U zvarrisën para gjykatësit të Çirtës. Jaku pohoi menjëherë se ishte lexues, ndërsa Marini iu nënshtrua torturave, nga që nuk i besuan se ishte thjeshtë diakon. Kujtuan se zinte një vend shumë më të lartë në hjerakinë kishtare. Mbasi nuk pranuan të mohonin fenë, i varën të dy nga gishtat e duarve, me pesha të rënda të lidhura për këmbë. Por ata nuk u nënshtruan. Atëherë i shporuan me shpata. Ishte data 6 maj e vitit 258.
Reliket e shenjtorëve Mariani e Jaku u mbartën me nderim e u vendosën në Amalia më parë, e më pas në katedralen e Gubios, që iu kushtua dy martirëve.
Kulti i tyre në mesjetë ishte aq i përhapur, sa Shën Pjetër Damiani (1007-1072) ipeshkëv e kardinal, u kushtoi martirëve një jetëshkrim më të thelluar.







All the contents on this site are copyrighted ©.