2009-05-06 18:37:03

NATO-Rusia: Moska përjashton dy diplomatë kanadezë


(06.05.2009 RV)Moska përjashtoi sot nga territori rus dy diplomatë kanadezë të NATO-s, pikërisht kur Aleanca ka vendosur të rifillojë dialogun me Kremlinin. Dy diplomatët drejtonin zyrën e informacionit në vend. Në një komunikatë, sekretari i përgjithshëm i Paktit të Atlantikut, Jap De Hop Skefer e quan incidentin “të papëlqyeshëm dhe të pajustifikueshëm”. Gjithsesi, ai konfirmon vendimin e marrë në mbledhjen e Strasburg-Kehlit për të vazhduar bashkëpunimin me Rusinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.