2009-05-05 16:22:45

Vizita ad Limina Apostolorum e ipeshkvijve katolikë të Perusë


(05.5.2009 RV)Këtyre ditëve në Vatikan, po zhvillohet vizita ad Limina Apostolorum e ipeshkvijve të Perusë, e cila do të përfundojë më 23 majin e ardhshëm. Vendi i tretë i Amerikës Latine për madhësi territoriale, Perů ka 28 milion banorë prej të cilëve 88 % janë të fesë katolike. Kisha peruviane është e ndarë në 7 kryedioqeza e 19 dioqeza , 10 prelatura territoriale e 8 vikariate apostolike. Kryeipeshkvi i Trujillo imzot Héctor Miguel Cabrejos Vidarte, president i Konferencës Ipeshkvnore peruviane duke u ndalur mbi situatën e Kishës në Perů mes tjerash thotë: “Ekziston aspekti i impenjimit, i sfidave të ungjillëzimit dhe ai i misionit të Kishës në shoqërinë peruviane. Një ndër shqetësimet që kemi është ai i përhapjes së sekteve fetare në Amerikën Latine, për çka është përgjigjur Konferenca e Kishës së Amerikës Latine në Aparecida të Brazilit. Pastaj, kemi edhe sfidën që ka të bëjë me Doktrinën shoqërore të Kishës: në Perů, ekziston një numër tejet i lartë i varfërisë e mjerimit që shkon përtej krizës financiare botërore e krizës së Amerikës Latine. Është sfida që e interpelon Kishën, sepse ungjillëzimi nuk mund të anashkalojë promovimin integral të personit. Ungjillëzim do të thotë shpëtim e takim me Krishtin, por edhe formim integral të qenies njerëzore. Janë këto realitete që do t’ia paraqesim Papës, gjatë kësaj vizite ad Limina.







All the contents on this site are copyrighted ©.