2009-05-05 16:42:35

Vatikan: nesër betimi i 32 rojeve të reja zvicerane.


(5.5.2009 RV)Tridhjete e dy roje zvicerane të rekrutuara në 12 muajt e fundit në ushtrinë papnore do të bëjnë nesër betimin e tyre në Vatikan, në oborrin e Shën Damazit, gjatë ceremonisë solemne që përsëritet më 6 maj të çdo viti në përkujtim të Plaçkitjes së Romës më 1527 nga ana e Lancikenekeve dhe flijimit heroik të 147 ushtarëve në mbrojtje të Papës.
Në ceremoninë e nesërme do të jetë komandanti i përgjithshëm i armës, Daniel Rudolfo Anrig e natyrisht rekrutët me familjet e tyre. Cerimonia do të zhvillohet sipas një tradite të lashtë gati 500 vjeçare. Në ora 7 takimi i parë i ditës: pjesëmarrja në Meshë të cilën do ta kryesojë Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone. Në ora 8.30 zëvendës sekretari i Shtetit të vatikanit, Imzot Fernando Filoni, do të përkujtojë dëshmorët në oborrin e nderit në lagjen zvicerane e do t'i dorëzojë dekoratat disa anëtarëve të rojave Zvicërane. Në ora 17.00 do bëhet betimi në praninë, mes tjerëve, të komandantit të ri të trupit të rojeve zvicerane, Andre' Blattmann.







All the contents on this site are copyrighted ©.