2009-05-04 18:14:33

Maji i Zojës: t’i lutemi, sepse Ajo na çon tek Krishti


(04.05.2009 RV)Ta themi sa më shpesh Rruzaren në këtë muaj kushtuar Zojës. E në sa e themi, do të vërejmë menjëherë se Virgjëra Mari zë një vend të rëndësishëm, sepse elementi më karakteristik është përsëritja e përshëndetjes ‘Të falemi Mari!”.
Ta përshëndesim për vendin që zë në planin e shëlbimit: ajo është Nëna e Shëlbuesit. Përsëritja e kësaj përshëndetjeje bëhet lavdërim i përhershëm për Krishtin, fjalë e fundit e lajmërimit të Engjëlli dhe e përshëndetjes së Elizabetës: “Bekuar fryti i barkut tënd”. (Mk 46).
Ta themi sa më shpesh Rruzaren këtë muaj: përsëritja e ‘Të falemi Mari’ përbën strumbullarin, rreth të cilit shtjellohet kundrimi i mistereve të Krishtit. Njëri pas tjetrit, misteret na paraqesin atë Jezus, që është në qendër të ‘Falemi Marisë: të lindur në Shpellë të Betlehemit; ndër grahma në Kopshtin e Ullinjve; të ngjallur prej të vdekurve, ndërsa dërgon Shpirtin Shenjt ose larton Marinë në lumturinë e vet.
Ata që përdorin ‘klauzolat’, fraza tepër të shkurtëra, të cilat kujtojnë çdo mister si: Jezusi vdiq për ne mbi kryq… Jezusi na jep Shpirtin Shenjt.. e dinë mirë se kjo e ndihmon shumë kundrimin.
Ta themi Rruzaren e Virgjëra Mari nuk do të pushojë së ndërmjetësuari për kërkesat tona, shqetësimet tona, vuajtjet tona, duke na çliruar nga ankthi e duke na e shumëfishuar gëzimin që lind në shpirtin e njeriut në këtë muaj pranvere, kur gjithçka i këndon përtëritjes së jetës!Ta themi Rruzaren e Virgjëra Mari do të na çojë tek Krishti!







All the contents on this site are copyrighted ©.