2009-05-04 19:17:46

Lieberman:vizita e Papës në Tokën e Shenjtë është e një “rëndësie tejet të madhe”


(04.5.2009 RV)Vizita e Papës në Tokën e Shenjtë është një fakt me një “rëndësi tejet të madhe” e Izraeli është duke bërë ‘përpjekjet maksimale që kjo vizitë të ketë sukses”. Kështu tha ministri i Jashtëm izraelit Avigdor Lieberman në mbarim të një takimi në ministrinë e Jashtme të Italisë, homologun Frattini. Vizita e Papës Benediktit XVI në Tokën e Shenjtë ka një “rëndësi të dyfishtë” , për sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Izraelit e vendeve arabe të moderuara si dhe për dialog ndërmjet dy feve të mëdha siç janë krishterimi e hebraizmi, një “dialog që të mund të jetë shtytje për një konfrontim ndërmjet Islamit e Hebraizmit.
Vizitës së ardhshme të Atit të Shenjtë në Izrael, e cila do fillojë nga e premtja e ardhshme më 8 deri më 15 maj, i atribuohet “një rëndësi e dyfishtë”, shpjegon ministri Lieberman, kreu i së djathtës nacionaliste, duke folur për “një avancim të mundshëm të marrëdhënieve me Vendet arabe të moderuara e dialogut ndërfetar ndërmjet feve kryesore të monoteizmit”.
“E ne shpresojmë që ky dialog – nënvizoi ministri i Jashtëm izraelit – të mund të jetë shembull edhe për një dialog ndërmjet hebraizmit e islamit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.