2009-05-04 19:19:56

Beogradi mund ta arrestojë Ratko Mladiqin brenda vitit


(04.5.2009 RV)Autoritetet serbe mendojnë se ekzistojnë të gjitha kushtet për arrestimin e Ratko Mladiqit brenda këtij viti. Nëse kjo nuk do të ndodhë – tha Rasim Ljaljiç, president i këshillit kombëtar për bashkëpunimin me Gjykatën penale të Hagës për krimet në ish-Jugosllavi – do të thotë se ish kreu ushtarak i serbëve të Bosnjës nuk gjendet në Serbi.
“Unë pres, shpresoj e besoj se kjo do të ndodhë. Nëse kjo histori nuk do të përfundojë brenda vitit do të thotë se Mladiq është zhdukur nga faqja e Tokës ose nuk gjendet në Serbi”, tha Ljaljiç i cituar nga mediat. “Nuk mund të besoj – ka shtuar ai– se tërë ajo jemi duke bërë tani të mos jep asnjë rezultat, e që Mladiq, për sa i përket fshehjes së tij”,të ketë më shumë sukses se të gjithë të tjerët .
E njëjta gjë vlen, tha akoma Ljaliç, për Goran Haxhiq, ish kreun politik të serbëve të Kroacisë, edhe ai i kërkuar nga Gjykata penale e Hagës për krime lufte. Nismat e përpjekjet për kapjen e të dyve bëhen paralelisht, edhe pse – nënvizoi – Mladiq për bënë “prioritetin e të gjitha prioritete”.
Në ditët e ardhshme në Beograd do të jetë kryeprokurori i Gjykatës penale të Hagës, Serge Brammertz, për t’u njohur me elemente të reja që shërbejnë për raportin e përkohshëm mbi bashkëpunimin e Beogradit me Gjykatën e Hagës, raport të cilin Brammertz do ta paraqes në qershor në këshillin e sigurimit të OKB-së.
Prokuiria serbe për krime lufte po zhvillon hetime intensive edhe kundër komandantit të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Fatmir Limaj, të dyshuar për krime të luftës ndaj civilëve serb në rrethin e Drenicës. Prokuria serbe gjoja paska gjetur prova që e ngarkojë Limajn për krime të kryera në lokacionet e tjera, të cilat nuk figurojnë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës.







All the contents on this site are copyrighted ©.