2009-05-03 13:12:03

Benedikti XVI shuguron 19 diakonë të dioqezës së Romës; në uratën e Mbretëreshës Qiellore kërkon lutje për udhëtimin në Tokën Shenjte, ku do të shkojë si shtegtar i paqes.


(03.04.2009 RV)Meshtarët të jenë figura e Krishtit në botë e të mos i bëjë për vete një lloj mendësie që, duke hyrë nga bota, arrin ta ndotë Kishën deri tek meshtarët e saj. Edhe një herë Benedikti XVI reflektoi mbi një nga temat më të rëndësishme të papnisë së tij, atë të thirrjeve e të misionit meshtarak. E bëri këtë reflektim gjatë Meshës solemne, kryesuar sot paradite në Bazilikën e Shën Pjetrit, gjatë së cilës shuguroi 19 diakonë të dioqezës së Romës, gjashtë nga të cilët, me origjinë italiane.
Në lutjen e Mbretërshës Qiellore, pastaj, Papa kujtoi ditën e sotme botërore të thirrjeve meshtarake e rregulltare dhe u kërkoi mbarë besimtarëve të luten për shtegtimin e tij të afërt në Tokën Shenjte, ku do të shkojë të dëshmojë impenjimin e Kishës për një paqe të qëndrueshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.