2009-05-02 10:26:40

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së IV të kohës së Pashkëve. ‘B’


(02.05.2009 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të Liturgjisë Hyjnore të së dielës, kësaj here do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë Hyjnore të dielës së 4-të të kohës së pashkëve, ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik të Kishës.
E diela e 4-të e Pashkëve është e diela e “bariut të mirë”: vërtetë, në ungjill, Jezusi prezantohet porsi bari i mirë që e “ofron jetën për delet”. Ai është bariu i mirë që na mbledhë e bashkon për të formuar prej popullit të tij një grigjë të vetme. Ta dëgjojmë zërin e tij, të mblidhemi rreth tij, duke jetuar si bijë e bija të Zotit e të zbulojmë kuptimin e vërtetë të jetës sonë.
Çdo të diel në kohën e Pashkëve, leximet biblike na flasin për dashurinë, për mirësinë dhe përdëllimin e Zotit Jezus. Këtë Ai e ka treguar e pohuar me mundimet, vdekjen dhe ngjalljen e Tij. Ky është misteri i Pashkëve. Dashurinë që Jezusi e ka për ne, në pjesën ungjillore të kësaj së diele, e shfaq përmes shembullit të Bariut të Mirë, titull me të cilin Ai paraqitet si Udhë, e Vërtetë dhe Jetë për njerëzit.
Bukuria magjepsëse e Bariut është mirësia e tij e guximi i tij. Ai i mbron delet kundër ujqve duke e ofruar, madje dhuruar jetën e tij për jetën e tyre, sikur dëshmon kryqi i tij.
T’i dëgjojmë leximet biblike të kësaj së diele nga: Vap 4,8-12; Ps 118(117); 1Gjn 3,1-2; Gjn 10,11-18 e pastaj komentin nga prifti shqiptar i dioqezës së Sapës, dom Mark Shtjefni....RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.