2009-05-01 17:05:49

Imzot Arrigo Milio flet për mësimet e Papës në fushën e Doktrinës shoqërore të Kishës.


(01.05.2009 RV)RealAudioMP3 E për mësimet e Papës në fushën e doktrinës shoqërore të Kishës, intervistuam imzot Arrigo Milio, ipeshkëv i Ivresë e kryetar i Komisionit të Konferencës ipeshkvnore italiane për problemet shoqërore, punën, drejtësinë e paqen:

Përgjigje: - Kemi të bëjmë me një rizbulim të etikës e edhe të parimeve themelore të Doktrinës shoqërore të Kishës, e jo vetem për shkaqe etike. Shumë ekonomistë po përpiqen t’i shpjegojnë botës së ekonomisë e botës në përgjithësi, se parimet etike e përmirësojnë ekonominë. Ky është parimi që po përhapet, por që nuk është kuptuar ende nga të gjithë.

Pyetje: E ç’ ndikim mund të kenë, sipas jush, parimet e solidaritetit e të përgjegjësisë, përsa i përket botës së punës?

Përgjigje: - I sigurojnë njeriut vendin e parë në botën e punës: është eksperimentuar gjërësisht se vëmendja ndaj njeriut që punon, e pëmirëson në mënyrë të ndjeshme punën e frytet e saj. Nuk mund të arrihen rezultate të mira në punë, duke krijuar një atmosferë tensioni nervor. Një aspekt tjetër është përkimi ndërmjet botës së punës e familjes. Më duket se të gjitha këto janë pista, që ndihmojnë për të kuptuar se etika e solidariteti nuk i bëjnë konkurencë ekonomisë. Përkundrazi, i japin një ndihmë të jashtëzakonshme.

Pytetje: - Sipas përvojës suaj baritore, administratorët e institucionet politike a ia vënë veshin thirrjeve të Kishës për respektimin e parimeve etike?

Përgjigje: Më duket se janë të interesuar të dëgjojnë më shumë në çastet e emergjencës. Kur kalojnë këto çaste, vijon ecja në rrugën e mëparshme, duke harruar se situatat ndryshojnë e sidomos, se bota e të rinjve është në pritje të një modeli tjetër zhvillimi e jo thjeshtë të sigurimit të vendeve të mjaftueshmne të punës: të një modeli të ri jete, një stili të ri jete - për të cilin ka nevojë të ngutshme bota e punës.

Pyetje: Në këtë kuptim, besoj se Enciklika e Papës kushtuar temave shoqërore arrin pikërisht në çastin e duhur?

Përgjigje: Besoj se 18 vjet pas Centesimus annus është vërtetë providenciale që Kishës e të gjithë njerëzve vullnetmirë u krijohet rasti për reflektim global, pikërisht sepse që nga kohët e Centesimus annus, shumë gjëra kanë ndryshuar e ndjehet fort nevoja të ulemi e t’i rimarrim në dorë parimet e problemet e çastit aktual.







All the contents on this site are copyrighted ©.