Sri Lanka: vazhdojnë luftimet ndërmjet tigrave Tamil dhe trupave qeveritare
(30.04.2009 RV)Tensioni në Sri Lankë ku vazhdojnë luftimet ndërmjet rebelëve
tamil dhe ushtrisë së rregullt, mbetet i lartë. Mbas refuzimit të qeverisë për të
biseduar me rebelët për një armëpushim me qëllime humanitare, edhe vetë rebelët deklaruan
se nuk do t’i lëshojnë armët. Ndërkaq Kombet e Bashkuara vazhdojnë përpjekjet për
të arritur një armëpushim që t’i lejojë 50 mijë civilëve që gjenden të rrethuar, të
kalojnë në një zonë të sigurtë.