2009-04-30 17:59:33

Revista “Civiltà Cattolica”: Sigmund Frojdi dhe kontribut mahnitës por edhe të diskutueshëm.


(30.04.2009 RV)Revista “Civiltà Cattolica” gjithashtu i kushton një artikull tepër interesant atit të psikologjisë moderne, Sigmund Frojdit, në 70-vjetorin e vdekjes. “Ai vdiq duke qenë i ndërgjegjshëm se pikëpyetjet e tija për rrënjët e veta kulturore, biologjike dhe fetare kishin mbetur të pazgjidhura.”
Artikulli në fjalë, pasi nënvizon se kontributi filozofik dhe intelektual i Frojdit mbetet mahnitës, i ndërlikuar por edhe shumë i diskutueshëm, merr në shqyrtim një nga veprat e fundit të shkencëtarit austriak me titull “Mojsiu i fundit dhe besimi në një Zot të vetëm”. Sipas Atë Xhovani Kuçit, i cili është autori i artikullit në fjalë, Frojdi shihte të mishëruara tek figura e Mojsiut të gjitha pikëpyetjet e jetës së tij. “Është një problem që më ka persekutuar gjithë jetën.” do të shprehej ai.
Vepra mbeti e papërfunduar jo vetëm për shkak të fillimit të persekutimit nazist kundër hebrejve por edhe pse vetë Frojdi sa herë që vinte dorë në të, vërente se i dilnin probleme të reja që kërkonin përgjigje. Sikur këto probleme të ishin marrë në shqyrtim do të kishin përgënjeshtruar hipotezën se feja është një iluzion që shërben për t’i dhënë siguri njeriut përballë vdekjes dhe përpara së panjohurës.
“Monoteizmi i Izraelit – vijon atë Kuçi – nuk e vërteton ktë hipotezë, sepse ky besim fetar nuk “e qetësoi” aspak popullin izraelit, nuk e bëri më të fuqishëm nga popujt e tjerë, e megjithatë, pra, ky besim në një Zot të vetëm, ndryshe nga shumë besime tradicionale fetare të antikitetit, i rezistoi kohës.”- përfundon Atë Kuçi.







All the contents on this site are copyrighted ©.