2009-04-30 14:14:01

Papa priti në audiencë Presidentin e Kolumbisë Oribe


(30.4.2009 RV)Sot paradite në Vatikan, Presidenti i Republikës së Kolumbisë, Shkëlqesinë e tij dr. Alvaro Uribe Včlez, është pritur në audiencë nga Shenjtëria e Tij Benedikti XVI e, pas takimit me Papën është takuar me Shkëlqesinë e tij imzot Dominikë Mambertì, Sekretar i Seksionit të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet.
Bisedimet e përzemërta mundësuan shkëmbimin e opinioneve mbi tema që kanë të bëjnë me rrethanat aktuale ndërkombëtare e rajonale.
Pastaj gjatë takimit, bashkëbiseduesit janë ndalur tek disa aspekte të situatës së Vendit të Amerikës latine, në mënyrë të veçantë mbi luftën e trafikut të narkotikëve e mbi politikat sociale që synojnë përmirësimin e kushteve të jetës të aq shumë personave që ende jetojnë në kushte varfërie, si dhe mbi bashkëpunimin ndërmjet Kishës e Shtetit për konsolidimin e pajtimit kombëtar në Kolumbi.
Në përfundim të takimit në Sekretari të Shtetit të Selisë së Shenjtë, Presidenti Uribe zbriti në Bazilikën e Shën Pjetrit ku u ndal në lutje para varrit të Gjon Palit II.







All the contents on this site are copyrighted ©.