2009-04-30 18:23:42

Koncert ofruar nga Presidenti i Italisë Papës Benediktit XVI në 4 vjetorin e papnisë


(30.4.2009 RV)Sot pasdite në Vatikan, Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, u prit në një takim privat nga Atin e Shenjtë Benediktin XVI e pastaj së bashku me Papën morën pjesë në koncertin që Presidenti italian i ofroi Papës me rastin e katër vjetorit të papnisë së tij, në Sallën e Palit VI në Vatikan.
Orkestra simfonike dhe kori simfonik nga Milano Giuseppe Verdi, drejtuar nga Hian Zhang, ekzekutuan pjesë muzikore të Franz Joseph Haydn, Wolfgang Amadeus Mozart e Antonio Vivaldi. Në fillim të koncertit, presidenti i Italisë i drejtoi Papës një mesazh urimi. Ndërsa në mbarim të koncertit, Ati i Shenjtë Jozef Racinger falënderoi Presidentin Napolitano dhe orkestrën nga Milano për këtë dhuratë të bukur e të çmuar që fisnikëron shpirtin e përforcon edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet njerëzve.







All the contents on this site are copyrighted ©.