2009-04-30 17:58:18

Gripi i ri: tetë të vdekur në Meksikë.


(30.4.2009 RV) Vazhdon të ngjallë shqetësim në bashkësinë ndërkombëtare gripi i derrave, i cili tani ka një emër tjetër: “gripi i ri”. Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë flet për një pandemi të mundshme, ndërkohë numri i viktimave është në rritje.
“Besojmë se vendosja e masave që ndalojnë udhëtimet në Meksisë nuk do të ngadalësojë përhapjen e virusit të gripit të derrave. Kush nuk ndjehet mirë me shëndet, të shmang udhëtimin e të rrijë në shtëpi në pritje derisa simptomat të zhdukën”. Kështu pohoi Keiji Fukuda, zëvendës drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë konference shtypi që mban organizmi botëror çdo ditë në Gjenevë mbi gripin e derrave.







All the contents on this site are copyrighted ©.