2009-04-30 17:58:50

100 ditët e para të presidentit Obama: “Jemi vetëm në fillim.”


(30.04.2009 RV)Presidenti amerikan Barak Obama i kremtoi 100 ditët e para në Shtëpinë e Bardhë me një konferencë për shtyp. Gjatë saj, për një orë rresht ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. “E kemi nisër mirë, por jemi vetëm në fillim”. tha për gazetarët Obama, i cili pranoi se problemet e trashëguara janë të shumta.
Sipas sondazheve 70 përqind e amerikanëve janë të kënaqur deri tani me presidentin e ri, edhe pse nuk mungojnë polemikat, veçanërisht ato që lidhen me bioetikën. Gazeta vatikanase “L’Osservatorio Romano” i kushtoi presidentit Obama një artikull, por duke sugjeruar se duhet pritur fundi i mandatit për të dhënë në gjykim më real.







All the contents on this site are copyrighted ©.