2009-04-29 18:41:21

Organizata Botërore e Shëndetësisë u kërkon Shteteve të marrin masa kundër gripit të derrave.


(29.4.2009 RV)RealAudioMP3 Shënohet viktima e parë e gripit të derrave edhe në SHBA. Lajmin e kanë konfirmuar autoritetet shëndetësore vendase. Viktima është një fëmijë 23 muajsh nga Teksasi. Zyrtarët e shëndetësisë Amerikane kanë saktësuar se është fjala për viktimën e parë të regjistruar jashtë Meksikës, ku ka filluar epidemia e gripit të derrave. Presidenti i SHBA-së, Barak Obama ka njoftuar se do të merren “masat maksimale” kundër përhapjes së infektimit nga virusi H1N1 e situata do të monitorohet vazhdimisht për kontrolluar lëvizjet e virusit ”.
Në SHBA janë konfirmuar mbi 64 raste të prekjes nga sëmundja, ndërsa në Evropë ka arritur në nëntë numri i pacientëve evropiane të prekur nga sëmundja e gripit të derrave, edhe pse të gjithë kanë simptoma të lehta. “Situata ndryshon çdo minutë ” tha komisari evropian për Shëndetësi, Vassiliou duke përmendur se në Gjermania janë regjistruar tre raste të prekjes nga H1N1, katër raste në Spanjë e dy në Britani të Madhe.
Ndërkaq, nga Meksika mbërrin lajmi se nga 159 të vdekur, vetëm në 7 raste viktimat kanë vdekur nga gripi i derrave. 1.311 persona ndodhen të shtruar në spital, ndërsa rastet e dyshuara janë 2.498. Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar të gjitha Shteteve të marrin masa për t'u mbrojtur nga gripi i derrave.







All the contents on this site are copyrighted ©.