2009-04-29 18:43:13

Nuk pushon lufta në Sri Lankë, njerëzit braktisin zonat e konfliktit


(29.4.2009 RV)Nuk ndalet lufta në Sri Lankë ndërmjet qeverisë dhe separatistëve të Tigrave Tamil. Ka dështuar misioni diplomatik anglezë - francezë për rivendosjen e armëpushimit me qeverinë e Kolombos për të lejuar hyrjen e organizatave humanitare në zona të konfliktit. Ndërkohë, vazhdon të rritet numri i civilëve që ikin nga zonat e konfliktit për t’u strehuar në veri të Vendit. Ndër ta ka shumë fëmijë e gra. Në kampe të refugjatëve mungon ushqimi, uji e furnizimi me ilaçet kryesore.







All the contents on this site are copyrighted ©.