Shën Pjetri Chanel dhe Shën Luigji Maria Grinjoni da Monfort
(28.4.2009 RV)Sot më 27 prill, kalendari kishtar përkujton Shën Pjetrin
Shanel, meshtar dhe martir. Pati lindur në Francë në Kuen, më 12 korrik 1803.
Hyri që i ri në seminar dhe shumë shpejt u shugurua meshtar. Deshi të shkonte menjëherë
në mision por nuk mundi ta realizonte dëshirën, sepse ipeshkvi i tij kishte nevojë
për meshtarë. Më pas u lidh me meshtarë maristë, të cilët realizonin mesazhin misionar
ndër famullitë ku punonin. Sapo iu krijuan mundësitë u nis menjëherë për në Oqeani
ku nisi të përhapë Fjalën e Zotit. Kur kishte arritur ta ungjillëzonte thuajse të
gjithë ishullin e vogël të Autunës, pleqtë fanatikë e martirizuan. Njihet si pajtor
i Oqeanisë.
Gjithashtu sot Kisha katolike përkujton edhe Shën Luigj Maria
Grinjonin da Monfort, meshtar. I lindur në Francë në vitin 1673, Luigji Maria
përshkoi zonat perëndimore të Atdheut duke predikuar diturinë e amshuar, Krishtin
e mishëruar e të kryqëzuar dhe duke i mësuar njerëzit të arrijnë tek Jezusi me ndërmjetësinë
e Zojës së Bekuar. Themeloi Misionarët e Shoqërisë së Marisë duke shkruar edhe rregullin
përkatës. Vdiq në St Laurent-sur-Sevre më 28 prill 1716. U shpall shenjt nga Piu XII
më 20 korrik 1947.