2009-04-28 15:57:51

Lutja e Papës Benedikti XVI drejtuar Zojës së Roios në Abruco


Në fund të fjalës që mbajti para qytetarëve dhe autoriteteve abruceze, në sheshin e kazermës së Rojës së Financës në Kopito, Papa Benedikti XVI i ftoi besimtarët t’i luten Zojës së Roios, së cilës, siç është traditë papnore, i la një Trëndafil të artë:

O Shën Mari, Nëna jonë e dashur!
Ti që qëndron pranë kryqeve tona,
siç ke qëndruar pranë atij të Jezusit,
na përforco në fe, që edhe pse të dërrmuar nga dhimbja,
ta mbajmë vështrimin të ngulur mbi fytyrën e Krishtit
ku, në vuajtjen e jashtëzakonshme të kryqit,
u tregua dashuria e pafundme dhe e pastër e Zotit.
O Nëna e shpresës, na i jep sytë e tu që të shohim,
përtej vuajtjes e vdekjes, dritën e ringjalljes;
na e jep zemrën tënde për të vazhduar,
megjithëse në sprovë, të duam e të shërbejmë.
O Shën Mari, Zojë e Roios,
Zoja jonë e Kryqit, lutu për ne!







All the contents on this site are copyrighted ©.